Kadetët Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, pas katër vitesh studimi rigoroz dhe sfidues, kanë përfunduar me sukses të lartë akademinë më prestigjioze në botë, West Point të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte presidenti i ShBA-së, Joe Biden i cili i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit.
Kadetët e sapo diplomuar do t`i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke sjellë kështu eksperienca të reja, të cilat i fituan gjatë katër viteve të studimit.
Për performancë të dalluar gjatë studimeve kadetit Vuthaj ka diplomuar me nderim të lartë ((Magna Cum Laude), njofton FSK-ja. /2LONLINE/