Dy femra kosovare kanë rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë luftës në Kosovë.Një femër e moshë së mitur përmes një interviste të realizuar në frontin e luftës, ka treguar tmerret që ka përjetuar dhe përdhunimin nga ana e forcave serbe.
Ajo ka treguar se si ishin përdhunuar në grup rreth 16 femra, shumë prej të cilave pastaj mendonin vetëvrasjen, nga turpi.
Të njëjtin fat, e kishte edhe një tjetër femër, nënë, atëkohë 24 vjeçare. Për emisionin “Pa Rrotlla” në RTK, ajo ka treguar se ishte viktimë e dhunës seksuale nga forcat ushtarake dhe paramilitare serbe.