Nga: Refik Hasani
Në këtë jubile, propozim për organizimin e takimeve të përbashkëta jubilare.
Takime e vendlindjes për herë të parë pas vitit 1999-të, ku ndodhi zhvendosja, shpërngulja dhe dëbimi nga Malësia e Bujanocit, më datën 14 gusht 2005, jan mbajtur takimet e para të vendlindjes, në oborrin e shkollës fillore ’’Skënderbeu’’, në Zarbicë.
Manifestimi i takimeve të para të vendlindjes në vitin 2005, ku ishin të organizuara nga një Këshill Organizativ, që mori përsipër gjithë mbarëvajtjen e këtyre takimeve, deri në përfundimin e tyre.
Edhe takimet e vendlindjes tjera të radhës pas vitit 2005, u mbajtën duku u organizuar nga një Këshill Organizativ që ishte i përfaqësuar jo vetëm nga fshati Zarbicë, por edhe nga fshati Priboc, Suharrën dhe Novosellë, Këshill Organizativ, është përfaqësuar si Bashkësi Lokale e Zarbicës.
Me angazhimin e të gjithëve konkretisht në këtë drejtim u krijue një praktikë të vizitohen shtëpit tona, duke u çmallur me vendet e të parëve tan, duke i vizituar varret e të parëve, të përkujtojm e nderojm mundin, djersën dhe sakrificën e paraardhësve ton.
Marrë parasysh që tani jemi në përvjetorin JUBILAR, ku po mbushen 20 vjetë, prej se u organizuan takimet e vendlindjes,që patën shumë kuptime pozitive, për gjithë banorët e kësaj ane.
Dhe, për këto 20 vjetë pati zhvillime jo të vogla në Malësi në kuptimin më të mira, vërtet qytetarët e saj nuk u shenua ndonjë kthim, por në kuptimin pasi jemi të shpërndar veçmas në Gjilan, Kosovë e gjithandej botës.
Që nga viti 2005, kur u organizuan takimet e para të vendlindjes, ishte një vrull dhe entuziazëm i shprehur nga të gjithë qytetarët e kësaj ane duke u angazhuar dhe dhën kontribut, në Renovimin në Xhamisë së Zarbicës, është vendosur Pllaka Përkujtimore që ju kushtua të rënëve e të gjitha kohrave dhe ata që kanë kontribuar për lirinë dhe mbajtjen gjallë të Malësisë së Bujanocit, pastaj mbrenda këtyre viteve ka ndodhur Renovimi Ambulancës në Zarbicë, është asfaltuar Rruga nga Muhoci deri në Zarbicë, është botuar Monografia e shkollës fillore ’’Skënderbeu’’, në Zarbicë, pa dashur të harrohen edhe aktivitete rregullimin, renovimin e shumë shtëpive dhe infrastrukurës për këto fshatra. Në vitin 2025, është përvjetori JUBILAR dy dekada nga mbajtja e takimeve të vendlindjes ’’MALËSIA E BUJANOCIT’’,(2005-2025), dhe në këtë rast, PROPOZOJ publikisht përmesë këtij vështrimi.
Që me kohë të mendohet e planifikohet për ngritjen dhe formimin e një Këshilli Organizativ, i cili mendoj fillimisht të njoftohen publikisht inciativa për formimin e KËSHILLIT ORGANIZATIV, duke u respektuar gjithëpërfshirja jo vetëm nga fshati Zarbicë, por edhe nga fshati Priboc, Suharrën dhe Novosellë, që përbën bashkësin Lokale të Zarbicës, por pse ky këshill të përbhëtë dhe përfshihet edhe fshatrat e Bashkësisë Lokale të Muhocit. Me sa jam në dijeni gjithë fshtrat kan të formuar Këshilla të fshatit, e këto Këshilla të fshtrave do të ndihmonin në Këshillin Organizativ për organizimin e takimeve JUBILARE të vendlindje në vitin 2025.
Inciativa për organizimin e takimeve JUBILARE të vendlindje në vitin 2025, përmes një Këshilli gjithëpërfshirës Organizativ të Malësisë son, mbi të gjitha do të jetë si frymëzime për çdo kendë edhe së paku njëherë të ketë marr pjesë në këto takime të çmalljes, nostalgjisë dhe inspirimeve, këto takime çdo herë, çdo kendë e kan ngjallë dhe mbush me shumë kujtime e nostalgji. Prandaj duhet të mbahen gjallë këto takime të vendlindjes që jo vetëm të pasurohen, por presim edhe propozime e inciativa tjera konkrete në të mirë të gjithë neve.
Uroj që manifestimi i takimeve JUBILARE të vendlindje në vitin 2025, të organizohen sa më mirë që është e mundur,sepse ajo mban varret e të parëve tanë, prandaj edhe ia kemi obligim, të vizitojmë qoftë edhe në një ditë të vetme, për shkak të të gjallëve dhe të vdekurve. I’a vlen të flitet e të shkruhet, të thurren poezi e këngë.Vendlindja është burim i pashterrshëm e frymëzime për jetë e mote.
Konsiderat, për gjithë kontribuesit që po kontribojn për të mirën e Malësisë ton, kësaj here përmesë pak fjalëve të shprehura, ju dërgoj gjithë që ishin dhe vazhdojn të jeni meritor, kontributdhënës dhe u angazhuan me dhjetëra e qindra aktivistë, veprimtarë, rinia studentore, Mërgimtarë, Mësues e Veteran të arsimit, intelektualë dhe donatorë që ndihmuan dhe mbështetën në forma të ndryshme aktivitetin dhe takimet tradicionale të Malësisë së Bujanocit, me këtë që ndërlidhet, që viti 2025, mbushen dy dekada nga mbajtja e takimeve të vendlindjes ’’MALËSIA E BUJANOCIT’’, (2005-2025).
*Autori i këtij vështrim-propozimi është Refik HASANI, përveqë që është inciator mbi organzimin e takimeve të vendlindjes që filluan së organizuari në vitin 2005, ka propozuar konkretisht edhe për Pllakën Përkujtimore të vendosur në vitin 2008, po ashtu jo vetëm përmesë Këshillit Organizativ, por aktivitetin konkret e ka shtrirë edhe në kontributin në shoqata që kan funksionuar. Është ngazhuar dhe ka hartuar e shkruar me qindra opinione, vështrime, nëpër media të shkruara dhe elektronike,kushtuar Malësisë së Bujanocit. Në vazhdën e kontributit për Malësin, ka parashtruar adresime, shqetësime duke ngritur e shtruar shumë çështje që jan realizuar dhe jan të realizueshme, që është përballur e vazhdon të ballafaqohet sot Malësia e Bujanocit.