Autoritetet policore kanë bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në Rajonin e Gjilanit, në Pozheran të Vitisë dhe në rrugën Kamenicë-Gjilan, kanë ndodhur dy aksidente trafiku me të lënduar.
Në këto aksidente përveç dëmeve materiale ka pasur edhe të lënduar.
Raporti i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
· Fsh. Pozheran, Viti 16.06.2021 – 10:50. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndim ndërmjet dy automjeteve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri drejtues i automjetit i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.
· Rr. Kamenicë-Gjilan 16.06.2021 – 18:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndim ndërmjet një veture me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një çiklisti me drejtues viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili pas tretmanit mjekësor në qendrën Emergjente në Gjilan për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, Prishtinë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. /2LONLINE.com/