/2L ONLINE/ – Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit ku po trajtohet çështja e Kompanisë Ecohigjiena, po vazhdon dhe para kuvendarëve fjalën e ka marrë, Gerhard Dummer, përfaqësues i partnerit austriak Mosser Group, në Kompaninë Eco-Higjiena, tani edhe kryetar i Bordit të Drejtorëve në këtë Kompani.
Ai tha se partneriteti ka filluar më 2012 me pajtueshmëri të gjithanshme. Ai ka folur për treguesit kryesor ekonomik për periudhën 2013 – 2016. Ndër tjerash, ai ka treguar krahasimet, ku kur jemi te të hyrat, derisa në vitin 2013, ishin 1.525.020 €, më 2016, 1.557.346 €, ndërsa kur kemi të bëjmë me rrjedhjen e parasë, derisa kishim më 2013 deficit 117.642 €, më 2016 kemi suficit 221.544€.
Përqindja e arkëtimit më 2013 ka qenë 64.10 për qind, më 2016 kemi 96, 82 për qind. Po ashtu ai ka ofruar edhe të dhëna tjera mbi tyre hyrat dhe shpenzimet.
Më pas ai ka folur edhe për atë se si erdhi gjendja deri këtu.
Dummer tha se problemet kryesore kanë filluar në korrik 2016, deri atëherë nuk kanë pas vërejtje dhe ankesa nga punëtorët dhe as probleme tjera të mëdha, me institucionet juridike apo me pushtetin lokal apo qendror.
Por, sipas tij, në korrik dhe pas korrikut kanë ndodhur dy gjëra, ku ata kanë vërejtur se në korrik kanë një suficitë prej 90 mijë euro, për periudhën e gjysmë vitit të parë të 2016 dhe e dyta më 11 korrik kur u zaptua kompania në mënyrë të paligjshme nga dy ish punëtorët e kompanisë, e që nga kjo periudhë në kemi probleme të mëdha. Këtë zaptim ilegal e kemi zgjedhur përmes policisë, tha Dummer.
Katër ditë kompania ka qenë e zaptuar, gjatë kësaj periudhë një pjesë e punëtorëve janë manipuluar, ka thënë ai. Dummer tha se i kemi 163 punëtorë dhe 16 punëtorë gjatë gjithë kësaj periudhë kanë organizuar dhe është mbajtur greva, katër herë pa u respektuar ligji i grevave të Republikës së Kosovës.
Dummer tha se janë pra katër greva ilegale gjatë periudhës gjashtë mujore që kanë bërë që përherë të kenë vuajtur qytetarët. Ai tha se megjithatë punëtorët nuk janë ndëshkuar, pagat u janë paguar në plotëni përkundër grevës.
Megjithatë, shtoi tutje Dummer, në janar (2017) kishte përsëri greva, greva më e keqe që e kemi përjetuar ndonjëherë. Shtatë ditë pa respektuar asnjë pikë të ligjit. Në kushte dhe rrethana të tilla nuk është e mundur që Kompania të udhëhiqet. Ajo çfarë ka ndodhur nga korriku 2016 e këndej, ekzistojnë pesë padi penale nga përfaqësuesit e komunës së Gjilanit kundër përfaqësuesve të kompanisë sonë. Ndaj tij, Ramajt, Mosse-rit, avokatit të kompnaisë dhe të tjerëve.
Dummer tha se këto akuza vijnë nga një person i cili luan rol të rëndësishëm në Komunën e Gjilanit dhe në kompaninë tonë ku për konfliktit të interesit nuk është ndërmarr kurrë masa ndaj tij. Për këtë konflikt interesi kemi sugjeruar përherë nuk kishim ndryshim në këtë drejtim. Këto janë fakte që i kemi që kanë prurë këto probleme që i kemi, ka thënë Dummer.
Sipas tij, këto 16 punëtorë që kanë udhëheqë grevën kanë bllokuar automjetet dhe kompaninë dhe nuk kemi mundësi të grumbullojmë mbeturinat as në janar (2017), as në nëntorin e korrikun (2016). Ndërsa, kur jemi te investimet sipas marrëveshjes Dummer tha se as partneri publik nuk e ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes. Investimet në vlerë 1.4 milion euro.
Sa i përket marrëveshjes së 20 nëntorit për të dalë nga kriza pas grevës, Dunner ka thënë se ata iu kanë përmbajtur marrëveshjes së 20 nëntorit, nuk kanë ndëshkuar askënd, nuk kanë larguar askënd, pagat janë dhënë ,përkundër grevës. “Por, neve kemi punëtorë që nuk i përmbushin obligimet e veta, jo brenda periudhës së gjashtë muajit të fundit, por gjatë një periudhe shumë më të gjatë dhe ne këtyre punëtorëve iu kemi tërhequr vërejtjen me gojë e me shkrim, por ata nuk janë përmirësuar , as performacën e tyre, dhe këtyre punëtorëve nuk ia kemi vazhduar kontratat e punës. Kontratat dy vjeçare u kanë skaduar më 31 dhjetor 2016. Ne i kemi njoftuar sipas ligjit për mos vazhdim të kontratës”, ka thënë ndër tjerash Gerhard Dummer, për të kërkuar zgjidhje konkrete nga komuna, duan apo nuk duan partneritet, por jo në këtë formë ku pengohen. Në kushte dhe rrethana të tilla nuk është e mundur që Kompania të udhëhiqet, ka thënë ai.
Kuvendi po vazhdon tutje me diskutues të tjerë, /2L ONLINE/