Dubai është mësuar të thyejë rekordet e veta krahasuar me shumë vende të tjera të botës.
Për metropolin e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ishte e mjaftueshme që të ndërtonte vetëm dy hotelet më të larta në botë : donte të ndërtonte një të tretë, i cili do të linte banorët dhe turistët të mahnitur.
Ndërtesa do të quhet “Hotel Ciel” dhe do të jetë 360 metra i lartë, katër më shumë se mbajtësi i rekordit aktual, “Gevora”, i cili nga ana e tij kishte tejkaluar paraardhësin e tij JW Marriott Marquis me një metër.
Struktura do të zhvillohet në 82 nivele dhe do të jetë e hapur për publikun deri në fund të vitit 2022 dhe fillimin e vitit 2023.