Katër përfaqësuesit fetarë shqiptarë janë duartrokitur gjatë ecjes së tyre në rrugët e Parisit. Ata kanë ecur të katërt të kapur prej dore dhe kanë përshëndetur të pranishmit, të cilët duartrokisnin dhe brohorisnin: “Bravo! Bravo”.
Janë këto pamje me të vërtetë mallëngjyese që japin mesazhe universale e nxjerrin në pah harmoninë fetare të shqiptarëve. Ecja e tyre përkrah njëri-tjetrit është mbështetur nga të gjithë të pranishmit.