Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar nderi në koncertin e kryeministrisë të realizuar në New York.
Ajo ka kënduar para mijëra të pranishmëve disa nga hitet e saj më të fundit, ndërsa është dukur e shkëlqyer me paraqitjen e saj.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga eventi, duke treguar paraqitjen e saj në këtë mbrëmje.
“Koncerti i kryeministrisë natën e kaluar në New York”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Dua përndryshe muajin e ardhshëm do të jetë prezente në Kosovën, për të parë nga afër edicionin e dytë të festivalit “Sunny Hill”, të organizuar nga i ati i saj, Dukagjin Lipa.