Krahas sukseseve në muzikë, Dua Lipa është e angazhuar edhe si imazh reklamues i brendeve të njohura botërore.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore së fundi ka zbuluar se po bashkëpunon me markën e njohur të xhinseve, Pepe Jeans.
Përmes në postimi në Instagram, 23 vjeçarja u shpreh se është mjaft e emocionuar dhe e lumtur që më në fund do të shpreh vetën edhe në krijimin dhe dizajnimin e rrobave.
“Më në fund mund t’ju them … se unë kam bashkëpunuar me @pepejeans për të krijuar koleksionin Dua Lipa x Pepe Jeans për ju! Unë kam dashur të mësoj për dizajnimin si një mënyrë tjetër për të shprehur veten, sepse unë jam gjithmonë duke imagjinuar rrobat që dua të veshin dhe tani po e vë atë në veprim!!Dua që koleksioni im i parë ndonjëherë të jetë rreth zbulimit të formave, stileve dhe pëlhurave kryesore, për të vendosur drejtimin dhe humorin me disa lulëzime! Unë jam shumë e emocionuar! Lansimi zyrtar më 3 shtator”, ka shkruar Dua në potimin e saj.