Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë -DSHPE, Nexhmedin Jakupi ka reaguar sot ashpër ndaj rastit vandal të shkatërrimit të ndriçimit publik për skaj të shëtitores Viti-Binqë.
Drejtori i DSHPE thotë se persona të papërgjegjshëm kanë shkatërruan dje ndriçimin publik për skaj të kësaj shëtitore.
Drejtori Jakupi tha se aktet e tilla të shkatërrimit të pasurisë publike janë të papranueshëm. Ai bënë me dije se fal bashkëpunimit të qytetarëve vitias me Policinë e Kosovës janë identifikuar dëmtuesit dhe pritën të merren masa ligjore ndaj tyre për dëmtimin e pasurisë publike.
Drejtori Jakupi inkurajon qytetarët e kësaj komune që në çdo çast që hasin në rasti të tilla të lajmërojnë organet kompetente me qëllim që dëmtuesit e pronës dhe pasurisë publike të ndëshkohen për veprime të tilla.