Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë (DSHPE), konkretisht Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, në Viti, pas kërkesave të disa qytetarëve, ka intervenuar në prerjen e një druri të llojit “plep” në oborrin e shkollës serbe në Viti.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Vitisë, Hetem Jakupi bëri me dije se prerja e këtij druri është bërë me kërkesë e qytetarëve pasi që paraqiste rrezik për qytetarët në veçanti për kalimtarët.