Të nderuar qytetarë, në vazhdim po ju prezantojmë shkurtimisht raportin për muajt Korrik, Gusht dhe Shtator të këtij viti.
Drejtoria e Shëndetësisë
Në vazhdimësi ka pranuar dhe shqyrtuar kërkesa të ndryshme, për barëra, banim social dhe kërkesa të tjera që ndërlidhen me mirëqenien socio-ekonomike të banorëve të Komunës së Gjilanit.
Gjeni të publikuara statistikat e shërbimeve që janë ofruar për subvencionim me barëra:
Muaji Korrik, 75 kërkesa në total. Të aprovuara 64 sosh. Në total 6090 euro.
Muaji Gusht, 93 kërkesa në total. Të aprovuara 68 sosh. Në total 7890 euro.
Muaji Shtator, 91 kërkesa në total. Të aprovuara 66 sosh. Në total 8100 euro.
Gjithashtu, kemi realizuar projektin për Dezinsektim, Dezinfektim dhe Deratizim (DDD). Projekti është realizuar në tri faza, dhe ka pas për qëllim eliminimin apo sjelljen në kufi të tolerancës epidemiologjike të mikroorganizmave të dëmshëm për shëndetin e popullatës.
Kemi realizuar disa rekomandime të dala nga strategjia për përfshirje sociale.
Kemi marrë pjesë në shumë punëtori e trajnime të realizuara nga organizata ndërkombëtare e vendore, OJQ etj.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulantat e Mjekësisë Familjare
Për herë të parë në komunën tonë kemi bërë ndarjen e ekipit të urgjencës. Tanimë funksionojmë me dy ekipe, ku gatishmëria për shërbime urgjente është rritur %.
Kemi pranuar donacione të ndryshme, dhe jemi furnizuar mirë me aparaturë mjekësore.
Ndërkaq për këtë tre mujor raportimi, shihni statistikat si më poshtë:
Muaji Korrik
15.669 Shërbime të ofruara për pacientë
514 shërbime mjekësore në kujdestarinë e fëmijëve
1973 intervenime nga ndihma e shpejtë
571 shërbime stomatologjike
2748 shërbime laboratorike
1176 shërbime të ofruara nga ekipi i kujdesit paliativ
182 konsulta e shërbime nga qendra e diabetit
59 persona të vaksinuar
133 vizita në shtëpi- shëndeti i nënës dhe fëmijës
704 receta të ekzekutuara
Muaji Gusht
18.185 Shërbime të ofruara për pacientë
378 shërbime mjekësore në kujdestarinë e fëmijëve
1866 intervenime nga ndihma e shpejtë
791 shërbime stomatologjike
2800 shërbime laboratorike
178 shërbime të ofruara nga ekipi i kujdesit paliativ
96 persona të vaksinuar
87 vizita në shtëpi- shëndeti i nënës dhe fëmijës
566 receta të ekzekutuara
Muaji Shtator
17. 340 Shërbime të ofruara për pacientë
555 shërbime mjekësore në kujdestarinë e fëmijëve
1151 shërbime stomatologjike
297 shërbime të ofruara nga ekipi i kujdesit paliativ
91 persona të vaksinuar
Qendra për Punë Sociale
Shërbimi i asistencës sociale
Janë mbajtur komisionet mjekësore për muajt Korrik, Gusht, Shtator ku kanë qenë gjithësejt 134 lëndë.
Prej tyre janë aprovuar 87 lëndë dhe janë refuzuar 47 lënde, në mungesë të raporteve të bollshme mjekësore.
Me datën 12 Gusht është bërë shpërndarja e 230 pakove ushqimore (lloje të ndryshme të mishrave) nga organizata Islamic Relief Kosova. Përfitues kanë qenë shfrytëzuesit e asistencës sociale.
Me datë 23 Gusht kemi pranuar donacion nga KFORI Turk, ku 23 fëmijë shfrytëzues të asistencës sociale kanë perfituar veshmbathje.
Me datën 31 Gusht është bërë shpërndarja e çantave shkollore. Përfitues kanë qenë 320 fëmijë nga mosha 6 deri 10 vjeç , rrjedhimisht nga klasa parë deri në të pestën.
Në vazhdën e përkrahjes për shfrytëzuesit e asistencës sociale, me datën 1 Shtator 30 fëmijëve, pjesë e kësaj kategorie nga komuna e Gjilanit, ju është siguruar procesi i Phimosis, dhe kjo falë donacionit të familjes Zymberi.
Shërbimi social
Individë e lëndë të trajtuara
Fëmijë me sjellje asociale 6
Abuzim i fëmijëve jashtë familjes, fizik, sekual etj. 1
Kërkesa për Birësim me element vendor 1
Shërbime për riintegrimin e viktimave të trafikimit 1
Shërbime për viktima të dhunës në familje 40
Ndihmë në rregullimin e marrëdhënieve bashkëshortore 8
Dhënia e mendimit për besimin e fëmijëve 12
Ndihmë në realizimin e kontakteve prind-fëmijë 8
Fëmijët me aftësi të kufizuara 10
Shërbime për fëmijë në konflikt me Ligjin 20
Prezantim në seanca Gjyqësore-Prokurori 40
Prezantim në Polici 39
Konsultim me palë 1081 etj.
Drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, falenderon drejtoreshën e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari, dhe drejtorin e QPS-së z. Mursel Zymberi, për angazhimin për t’i realizuar planet e punës për këtë vit.
Gjithashtu znj. Osmani shpreh mirënjohje për gjithë
zyrtarët e institucioneve e punëtorët shëndetësor që janë nën ombrellën e DSHMS-së, për kontributin e vazhdueshëm që japin, në ngritjen e shërbimeve sa më cilësore, në të mirë të qytetit tonë e qytetarëve tanë.
Punë të mira po bëjmë!