Drejtoresha e Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) në Gjilan, Aurorë Osmani Buca, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Arbenita Hajdari, vizituan Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatrat Zhegër, Cërnicë e Llashticë.
drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani Buca ka bërë me dije se u diskutua për funksionalizimin e kutive të ankesave, të cilat shumë shpejt do të kthehen në shërbim, në mënyrë që kërkesat e ankesat e banorëve e pacientëve të realizohen.
Gjithashtu nga afër u dëgjuan edhe kërkesat e nevojat e stafit shëndetësor.
“Ditëve në vazhdim do t’i shohim mundësitë buxhetore për funksionalizim e laboratorit në Zhegër dhe rikthimin e shërbimit stomatologjik për banorët e fshatit”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së, Aurorë Osmani Buca. /2LONLINE/