FC Drita nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë, në ballafaqimin që pati sot me Drenicën, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në kuadër të javës së 32-të të BKT Superligës së Kosovës në futboll, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Bardhekaltërtit gjilanas ndonëse ishin në epërsi, në minutën e fundit të takimit pësuan gol, për epilogun final, Drita – Drenica 1- 1, kështu që në vend që t’i arkëtonin tri pikë të reja, u desh të kënaqen me vetëm një pikë.
Pjesëloja e parë e këtij takimi u përmbyll pa gola, ndërsa Drita shënoi për avantazh në minutë ne 55-të të takimit përmes Krasniqit. Dhe, ku u duk se fitorja minimale por e vlefshme ishte në duart e Dritës, mysafirët shënuan në minutën e 90’ përmes Hamitit, për të barazuar rezultatin.
Katër minutat shtesë të takimit nuk i hyrën në punës as njërës, as tjetrës skuadër për të ndryshuar rezultat kështu që 1 me 1, ishte ajo që u regjistrua si rezultat final në këtë takim, e që për skuadrat do të thoshte jo më tepër se +1 pikë, transmeton 2LONLINE.com.
Tani FC Drita ka 56 pikë nga 32 ndeshje dhe mban pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit.
Takimi i radhës do të jetë derbi lokal. Gjilani – Drita. /2LONLINE/