Drita është duke kryer transferimet për edicionin e ardhshëm në Superligë. Hamdi Namani, Ilir Blakçori, Drilon Islami dhe Izahir Emini janë përforcimet e deritanishme të Dritës.
Drita fazën përgatitore do ta filloj me 27 qershor në ora 18:00 në terrenin ndihmës në Gjilan
Bardhekaltërtit pritet ta zyrtarizojnë edhe portierin Faton Maloku, por synojnë edhe përforcime të tjera.
Ish-kampioni i Kosovës synon që të garojë për trofe dhe daljen në Evropë, pasi sezoni që sapo ka përfunduar nuk ka qenë i suksesshëm për gjilanasit.