Drita e ka mposhtur Feronikelin në Gjilan me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 29-të që u zhvillua në Gjilan. Ndeshja dukej më e lehtë se që ishte menduar për Dritën, pasi ndeshja u dominua nga vendasit.
Erjon Vucaj shënoi golin e parë nga largësia, ndërsa Fidan Gërbeshi nga penaltia realizuan për Dritën. Ndërkohë, goli i Besmir Bojkut ishte e gjitha që bënë mysafirët, Feronikeli në këtë takim.
Drita me këtë fitore ka 64 pikë në pozitën e parë, ndërsa javën tjetër takohet me Prishtinën në Prishtinë.
Trepça ’89 ka barazuar përballë Vushtrrisë në “Riza Lushta” (1-1), ndersa Flamurtari e mposhti Dukagjinin në ndeshjen tjetër të zhvilluar në kryeqytet me rezultat 4-1