Kf.Drita ka zhvilluar miqësoren në Stadiumin e Qytetit në Gjilan ndaj Kf.Vitisë, të cilën e fitoi 3:1.
Golat për gjilanasit i shënuan Gilberto Fortunado, Izair Emini dhe Ardian Limani.Për mysafirët shënoi Prekopuca për golin e vetëm për Vitinë.
Gjatë kësaj ndeshje pati edhe raste të tjera, por pa konkretizim. Gjersa, të dyja klubet testuan formën e lojtarëve të cilët nuk kanë pasur shumë hapësirë në këtë fillim të kampionatit.