Janë mbyllur ndeshjet e javës së 12-të në Superligën e Kosovës në futboll. Derisa, Ballkani i Suharekës ka fituar ndaj Dukagjinit në shtëpi e ka marrë kreun pasi që kryeson i vetëm me 26 pikë.
Në anën tjetër, klubet gjilanase e pasojnë tabelën me Dritën në vendin e dytë dhe SC Gjilanin në vendin e tretë.
Drita ka triumfuar në Ferizaj me dy gola epërsi, për t’u ngritur në tabelë. E me rezultat të njëjtë ka fituar edhe Trepca 89 ndaj Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua në Skenderaj.
Edhe Drita në Ferizaj, por edhe Gjilani në Skenderaj u shoqruan nga tifozët besnikë të klubeve respektive, “Intelektualët” dhe “Skifterat”.
Kjo është tabela: