Drita ka triumfuar në derbin numër 30-të kampional përballë rivalit lokal, SC Gjilanit me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja u karakterizua nga një rivalitet i lehtë dhe lojë jo shumë me tensione, ndërkaq loja ishte e baraspeshuar dhe të dyja klubet kërkonin golin.
Pjesa e dytë ishte më dinamike dhe të dyja klubet kërkonin golin e fitores apo të barazimit. Megjithatë, ndeshja përfundoi me golin e vetëm të qendërmbrojtësit të Dritës, Ardian Cuculi, ai i cili realizoi golin në pjesën e parë.
Për ‘bardhekaltërit’ njëherit kjo ishte fitorja numër 12-të përballë rivalit të përbetuar Gjilanit.
Gjatë tërë ditës ishte atmosferë impozante në qytetin e Gjilanit, në cdo cep të qytetit kishte tifozë të të dyja skuadrave, kafiterit ishin të stërmbushura dhe atmosfera e derbit dëgjohej gjithandej.
Për spektakël në tribuna u përkujdesën “Skifterat” dhe “Intelektualët”, të cilët përkrahën klubet e zemrës gjatë tërë ndeshjes.
Edhe pas ndeshjes, mijëra tifozë nga stadium u shpërndanë të qetë dhe këtë e dëshmon edhe fotoja e më poshtme.
“Intelektualët” e vazhduan festën pas ndeshjes në Champions Bar, dhe për disa orë rrugët u bllokuan. Këto janë fotografitë e festës së bardhekaltërve.