Me pesë përforcimet e saja bërë në këtë afat kalimtar të lojtarëve, Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani seriozisht synon rikthimin e saj në Superligë. Në këtë afati të rregullt kalimtar dimëror të elitës së basketbollit të Kosovës. KB Drita është përforcuar me pesë lojtarë, dhe se sipas Fazli Fazliut, kryetar në KB Drita, synimi është rikthimi në elitën e basketbollit kosovar, aty ku Drita e ka vendin dhe kjo sipas tij do të ndodh, falë edhe këtyre përforcimeve.
Ja pesë përforcimet e KB Drita nga Gjilani:
Liridon Asllani nga KB Kaçaniku te KB Drita
Kushtrim Zeqiraj nga KB Kaçaniku te KB Drita
Ylli Belegu nga KB Kaçaniku te KB Drita
Laurence Edward Donelson nga Canarios de 11 te KB Drita
Mehmet Kollçaku nga KB Kaçaniku te KB Drita