FC Drita nuk ka të ndalur me transferime. Së fundmi, ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të djathtë Lirim Mema, shkruan 2LONLINE.com.
Klubi gjilanas kishte bërë kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës më 31 janar për ta transferuar reprezentuesin e Kosovës U21.
Mema ka qenë pjesë e ekipeve të njohur si Eintracht Braunschëeig nga Gjermania dhe Flamurtarit të Vlorës, gjithashtu pjestarë i rregullt i kombëtares U-21 të Kosovës.
Ky është postimi i klubit:
Lirim Mema i bashkohet klubit tonë
Drejtuesit e klubit kanë bërë edhe një levizje që ka qenë e nevojshme duke sjell edhe një lojtarë të ri për të shtuar konkurencën në klub.
Lirim Mema, mbrojtës i krahut të djatht është forca shtesë që drejtuesit e klubit e kanë sjellur në ditën e fundit të afatit kalimtarë, por që për shkak të procedurave të dokumentacionit nuk është bërë publike!
Mema ka qenë pjesë e ekipeve të njohur si Eintracht Braunschëeig nga Gjermania dhe Flamurtarit të Vlorës, gjithashtu pjestarë i rregullt i kombëtares U-21 të Kosovës.
Mema me klubin tonë ka nënshkruar kontratë deri në qershor të viti 2022!
Paq fat Lirim!
FC DRITA