FC Drita nuk e ka pritur orën 00:00 për të shpërthyer ‘bombën’ e fundvitit. Klubi gjilanas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Kastriot Rexha
Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit ‘bardhekaltër’. Ish-kampionët e vendit kanë uruar tifozët e tyre për festat e fundvitit me rastin e nënshkrimit të Kastriot Rexhës.
Kastriot Rexha është rikthyer te Drita, pasi me këtë klub ishte në edicionin 2017/18, kur edhe u shpall kampion.
‘Këpuca e Artë” e Kosovës, si dhe njëherit lojtari më i mirë në vend rikthehet kështu te skuadra gjilanase pas një edicioni të kaluar me Feronikelin.