Sot janë zhvilluar pesë ndeshjet tjera të 1/16 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Skuadra gjilanase FC Drita ka shënuar fitore kundër Drenasit dhe është kualifikuar tutje edhe pse me vështirësi pasi fitorja erdhi në vazhdimet, pasi rezultati i 90 minutave ishte 0 me 0.
Drita – Drenasi 0:0, pas vazhdimeve 1:0
Skuadra nga Drenasi luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 77-të. Në vazhdime përcaktues ishte goli i Hamdi Namanit, për t’u kualifikuar Drita tutje.
Përndryshe ja rezultatet e sotme:
Drita – Drenasi 0:0, pas vazhdimeve 1:0
Liria – Dukagjini 2:4
Arbëria – Vitia 4:0
KEK-u – Trepça 1:0
Flamurtari – Ferizaj 0:0, pas vazhdimeve 0:3
Dje luajtën:
A&N – Gjilani 0:1
Ramiz Sadiku – Vushtrria 1:1, pas vazhdimeve 2:1
Feronikeli – Fushë Kosova 0:0 në vazhdime 0:0, pas penalltive 1:4
Drenica – Vllaznia 3:1
Besa – Prishtina 0:4
Malisheva – Istogu 1:0
Ulpiana – Vëllaznimi 3:0
Rahoveci – Ballkani 1:3
Trepça’89 – 2 Korriku 2:2, pas vazhdimeve 2:2, pas penalltive 3:4
Llapi – Kika 2:1
Prizreni – Onix 1:5