Drita ka arritur fitore të rëndësishëm ndaj Trepçës ’89 në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së dytë të mbetur në Superligën e Kosovës për shkak të ndeshjeve evropiane.
Kjo fitore e ka ngjitur atë në tabelën e klasifikimit në vendin e dytë, ndonëse ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, shkruan 2LONLINE.COM.
Goli vendimtar për fitore u arrit tek në pjesën e dytë në minutën e 59’, ndërsa pjesa e parë u mbyll 0:0.
Vendasit kanë mundur të shënojnë edhe më shumë gola, sikur sulmuesit Kastriot Rexha dhe Betim Haxhimusa të ishin më të saktë, në rastet e mira të pjesës së dytë.
Të rrezikshëm herë pas here u treguan edhe mysafirët nga Mitrovica, por që porta e Dritës mbeti e pa prekur fal paraqitjes së shkëlqyer të portierit, Faton Maloku.
Tani, Drita më këtë fitore gjendet në vendin e dytë në kuotën e 9-të pikëve, ndërsa Trepça’89 në vendin e 5-të me 6-të pike./2LONLINE.COM/.