Klubi i Futbollit FC Drita duket se po rrëshqet sërish në krizë të rezultateve, pasi pas barazimit me Lirinë (xhiroja e 11-të), humbjes nga Ballkani (xhiroja e 12-të), sot sërish pësoi humbje, kësaj here nga Dukagjini., ndeshje kjo e javës së 13-të, e Superligës së Kosovës në futboll.
Drita, në fillim të këtij kampionati e pati një krizë të rezultateve, pasi nga pesë javët e para, radhiti tri barazime, vetëm një fitore dhe një lojë ta pazhvilluar, ndërkohë që krizën e kaloi, mund të thuhet, në mënyrën më të mirë, pasi nga java e 6-të, e deri në javën e 10-të, radhiti pesë fitore, madje duke pranuar vetëm një gol e shënuar 11 herë në këto pesë ndeshje, transmeton Portali 2LONLINE.
Por, kur pritej që Drita si pretendente për titull kampioni, të vazhdojë serinë e fitoreve, zuri n’thy në Lirinë, me të cilën barazoi (1-1), deri sa, në ndeshjen e mëpastajshme, në kryendeshjen me Ballkanin, rivalin kryesor në luftën për titull kampioni, pësoi humbje (1-0).
Kur u prit, që Drita t’i rikthehet fitoreve, dhe se ndeshja me Lirinë e Ballkanin, të mbetej çështje e një “fati të keq”, Drita sot humbi nga Dukagjini me rezultat minimal (1-0), duke bërë kështu që ta merr sërish teposhtëzen, drejt krizës së re të rezultateve.
Drita vazhdon ta mbajë pozitën e dytë, me 22 pikë, por se tani Ballkani që kryeson tabelën, përveç që ka 7 pikë më shumë, ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërkohë që edhe Llapi iu është afruar, pasi radhitet në pozitën e tretë, me vetëm një pikë më pak se Drita, transmeton 2LONLINE.
Përndryshe, Drita në javën e 14-të është nikoqire e Fushë Kosovës, skuadër e parafundit në tabelë, por që në ndeshjen e parë këto dy skuadra kishin luajtur baras (1-1).
A do të gjej kryetrajneri Akis Vavalis formulën e rikthimit të Dritës te rezultatet që sjellin pikë të plota, apo do të thellohet kriza, mbetet të shihet, e Fushë Kosova do të jetë testi i parë për t’u parë kjo. /2LONLINE/