Atletja e mirënjohur shqiptare, Drita Islami, po dëshmohet gjithnjë e më në formë dhe thyen rekordin shtetëror në Maqedoninë e Veriut.
Drita po tregon klasin e saj, zuri vendin e parë në disiplinën 400 metra, duke thyer rekordin, ndërsa tani e ka fokusin që të përgatitet maksimalisht në 400 metra me pengesa për të siguruar normën për Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Është e motivuar deri në pikën e fundit, pretendon të rrisë edhe më shumë formën dhe të jetë gati për sfidat e mëdha, sidomos për Lojërat Olimpike.
Ky është rekordi im i 6-të shtetëror, por duhet të them që ky është i preferuari im pasi është rekordi më i vjetër që daton nga viti 1980 i cili ishte 56.49 dhe është një rekord i vjetër 40-vjeçar. Dua të falënderoj Federatën e Atletikës së Maqedonisë, Agjencinë e Rinisë dhe Sporteve për përkrahjen, gjithashtu edhe familjen time dhe natyrisht trajneren time Aleksandra Vojneska Zikova, e cila besoi në mua dhe më nxiti të ec përpara”, ka thënë Islami.
Ky rekord përveç që e motivon edhe e obligon që të punojë më shumë, që të arrijë kohën edhe më të mirë në të ardhmen.