DYLON

Kryeministri Kurti mirëpriti Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski

Kryeministri Kurti mirëpriti Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili qëndroi për një vizitë zyrtare sot në vendin tonë.

Ata fillimisht zhvilluan një tête-à-tête para takimit bilateral ndërmjet delegacioneve zyrtare.

EkoHigjiena

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Prishtinë dhe Ndërtesën e Qeverisë për herën e dytë, pas vizitës së parë të tij në dhjetor të vitit 2021.

“Dy vendet dhe shtetet tona i dëshirojnë më të mirën njëra-tjetrës dhe kanë komunikim dhe bashkëpunim të mirë si në aspekt institucional ashtu edhe në nivel të shoqërive tona”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të takimit.

Ai e falënderoi presidentin Pendarovski dhe Maqedoninë e Veriut për mbështetjen ndaj Kosovës në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar përmes përkrahjes në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, fushat në të cilat mund të shtohet e thellohet bashkëpunimi, dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin dy shtetet, siç është projekti i rrugës Prizren-Tetovë për të cilën në javën e dytë të këtij muaji ministrat respektiv nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim të hartimit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Prizren-Tetovë.

U fol edhe për zhvillimet në rajon, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe situatën e sigurisë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të para katër muajve në Banjskë të komunës së Zveçanit. Me këtë rast, Kryeministri falënderoi presidentin Pendarovski për vendimin për Maqedoninë e​ Veriut për shtimin e kontingjentit të trupave të saj në kuadër të KFOR-it.

Presidenti Pendarovski u shpreh mirënjohës për mikpritjen sot. Ai tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut përveç marrëdhënieve shumë të mira, kanë edhe të njëjta qëllime strategjike, dhe se ajo është e gatshme që të ndajë me Kosovën përvojat e saj sa i përket integrimit evropian dhe anëtarësimin në NATO. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.