Fc Drita vazhdon merkaton e transferimeve të verës.
Gjatë ditës së sotme, bardh e kaltërit kanë zyrtarizuar shërbimet e futbollistit Drilon Islami, i cili do ta përforcojë Dritën në sezonin e ardhshëm.
Futbollisti i ri në moshë konsiderohet një nga talentët e futbollit kosovar, ndërsa së fundmi ka luajtur për Ferizajin.
Drejtuesit e Dritës synojnë që t’i japin hapësira Islamit për ta shitur pastaj në ndonjë klub evropian.