U hodh shorti për edicionin e ri të Superligës
Sot në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave 2023/2024 për Superligë, njofton Federata e futbollit të kosovës (FFK).
Fillimisht kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja i njoftoi përfaqësuesit e klubeve me procesin e tërheqjes së shortit dhe me hartimin e akteve të reja normative për këtë edicion, si dhe rreth përgatitjeve për fillimin e Ligës U21 dhe formatin e saj, për të cilën do të vlejë kalendari i njëjtë i garave të Superligës, por që do të zhvillohet me 27 xhiro dhe më pas me gara të “play-off”-it.
Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit për javën e parë të Superligës që nis më 12 gusht do të ballafaqohen:
Drita – Llapi
Fushë Kosova – Gjilani
Liria – Ballkani
Dukagjini – Malisheva
Prishtina – Feronikeli