Sot ka filluar takimin dy ditorë ECA (Asociacioni i Klubeve Evropiane), pjesë e të cilit është edhe FC Drita, i vetmi klub nga Kosova me të drejta të plota.
Përfaqësuesit e klubit Drita ditë më parë ka pritur në takim Olivier Jarosz, antar i këtij asociacioni, i cili njoftoi rreth pranimit të Dritës në ECA dhe për rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë takim që ka filluar sot.
“I pranishëm në këtë takim është z. Jetmir Salihu, managjer i klubit i cili do ta shfrytëzoj të drejtën e votës në vendimet që do të mirren sot në këtë takim”, thuhet në njoftimin e klubit.
ECA është organizatë e krijuar ne vitin 2008 (që ka zavendësuat G-14) që është e pranuar pranë shtëpis së madhe të FIFA-së, me 232 klube të antarësuar president i të cilës është Andrea Agnelli që njëherit është president i gjigantit italian Juventus.