FC Drita ka pësuar humbje (2:0) nga ekipi polak, Legia Varshava, në ndeshjen e parë kualifikuese në play-offin e Europa Conference League.
Lojtarët e ekipit gjilanas që drejtohen nga trajneri Zekirija Ramadani u angazhuan maksimalisht dhe u mbajtën mirë, kur kemi parasysh faktin se nga minuta e 30-të, të takimit mbeten me një lojtar më pak në fushë, kur pas një ndërhyrje nga prapa të Hasan Gomda-s, lojtari i Dritës fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, pos pas ndërhyrjes së sistemit VAR ai u ndëshkua me të kuq.
Vendasit golat i shënuan përmes lojtarit Blaz Kramer, në minutën e 56-të të takimit dhe Marc Gual, në minutën e 83 të takimit.
Rikujtojmë se edhe në vitin 2020, FC Drita kishte pësuar nga Legia me të njëjtin rezultat, në ndeshjen e rrethit të tretë të UEFA Europa Lague, por se për shkak, asokohe të Pandemisë Covid-19, ishte zhvilluar vetëm një lojë.
Por, ky rezultat i sotëm nuk është edhe i patejkalueshëm, andaj skuadrës bardh e kaltër i mbetet që në ndeshjen e kthimit, me përkrahje edhe të intelektualëve, ta gjej formulën e përmbysje së rezultatit dhe kalimit tutje në grupe, që do të shënonte kështu suksesin e saj më të madh në Evropë. /2LONLINE/