DYLON

Salihu: Jemi të e përkushtuar për rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale

Salihu: Jemi të e përkushtuar për rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Gjilanit, Bekim Salihu, ka bërë me dije se ka prezantuar, sipas tij, sukseset e Komunës së Gjilanit, në përmirësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në prani të Komitetit për Praktika të Mira, të organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Ai tha se Komuna e Gjilanit, me përkrahjen e Aktivitetit të USAID-it për Qeverisjen e Pronës, ka hartuar Planin për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale.

EkoHigjiena

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, tregoi se kjo ka mundësuar riorganizimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale në sportel, rritjen e numrit të stafit që ofrojnë shërbime kadastrale, përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët, blerjen e pajisjeve të reja teknologjike, ndryshime të cilat kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit dhe kualitetit të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Përkundër fluksit të madh të lëndëve gjatë periudhës së verës, për shkak të ardhjës së bashkatdhetarëve, drejtoria ka arritur me sukses t’i kryejë të gjitha shërbimet brenda afateve ligjore”, tha Bekim Salihu.

Drejtori Salihu, tha se Komuna e Gjilanit, vazhdimisht është e përkushtuar për rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale me qëllim të formalizimit të të drejtave pronësore të qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.