Kf.Drita ka siguruar shërbimet e sulmuesit, Izair Eminit. Ekipi e sheh Eminin si zëvendësues të Kylian Nwabuezes, i cili luajti gjysmë sezoni te Drita me mjaft sukses.
33 vjeçari luan në pozitën e sulmuesit që së fundi është aktivizuar te skuadra shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës.
Ndryshe “Intelektualët” kanë bërë disa përforcime deri tash si mbrojtësi Ilir Blakqori e mesfushori Hamdi Namani.