Drita ka zyrtarizuar transferin e tetë këtë vit, futbollistin Benjamin Shabani, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës armene, Shirak Gyumri.
Sulmuesi nga Kumanova ishte në preferencat e trajnerit Ardian Nuhiu prej kohësh, teksa pritet që të mbulojë krahun e djathtë të sulmit.
28 vjeçari është prezantuar në stadiumin e qytetit të Gjilanit me ngjyrat bardh e kaltër.
Ai gjithashtu ishte pjesë e skuadrave të mëdha si Shkupi, Renova, Shkëndija dhe Partizani, ndërkohë që për gjashtë muajsh një kohë ishte edhe pjesë e SC Gjilanit.