Dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në Superligën e Kosovës në futboll, Drita dhe Gjilani, do t’i zhvillojnë këtë vikend, ndeshjet e javës së dytë.
Drita, si vendëse pret Llapin, në takimin që do të luhet sot (e shtunë), ndërsa Gjilani do të luaj nesër (e diel), ku si skuadër udhëtuese do të ballafaqohet me Feronikelin. Të dyja takimet zhvillohen në ora 17:00.
Përndryshe, në xhiron e parë, Drita ishte e vetmja skuadër që kishte përmbyllur takimin me fitore, duke e mundur Feronikelin (2-1), derisa të gjitha duelet tjera të javës së parë ishin përmbyllur me barazime, duke përfshire këtu edhe takimin, Drenica – Gjilani (1-1), transmeton 2LONLINE.com.
Tani në këtë xhiro, Drita sërish si vendëse synon maksimumin e pikëve, sikurse edhe Gjilani, që si mysafire poashtu kërkon rezultat pozitiv, dhe pse jo “gjah’ të plotë. /2LONLINE.com/