Klubi Drita është duke punuar intensivisht edhe pse klubet janë në pushim shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.
Futbollistët e Dritës nesër do të zhvillojnë ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve.
Në një miqësore luksi, Drita do të luajë me Shkëndijën e Tetovës, në stadiumin e qytetit në Gjilan, nga ora 14:30.
Te Shkëndija do të debutojë trajnerit Ernest Gjoka, që e ka marr drejtimin e skuadrës ditë më parë. Një ndeshje që do tu shërbejë të dy skuadrave për ta mbajtur formën.