Me ndeshjet e sotme të javës së 36-të është mbyllur edicioni i garave 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra gjilanase Drita, ka shënuar fitore si vendës ndaj Arbërisë dhe me këtë fitore ka arritur që të jetë nënkampione e Kosovës dhe të sigurojë daljen në Evropë.
Pas kampiones Prishtinës dhe fituesit të Kupës, Llapit, gjilanasit e klubit bardh e kaltër ruajtën pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit, duke fituar të drejtën e përfaqësimit të vendit në garat evropiane si nënkampione e Kosovës.
Përndryshe, skuadra e Dritës ndeshjen e sotme të fundit të stinorit kundër Arbërisë, e fitoi si vendëse, me golat e shënuara nga Festim Alidema (18’) dhe Ardian Limani (86’).
Përndryshe,, drejtuesit e klubit vlerësojnë se ky vit nuk ishte vit i arritjes së objektivave të tyre por se me paraqitjet në europë, shpresojnë që t’i bëjnë krenarë adhuruesit t e tyre. /2LONLINE.com/