FC Drita ka udhëtuar për në Antalya të Turqisë për të vazhduar me përgatitjet për stinorin e ri. Klubi ka njoftuar se atje do të qëndrojnë për 11 ditë dhe kanë lënë edhe disa ndeshje miqësore.
‘Bardhëekaltërit’ kanë arritur tashmë në Turqi.
Ky është postimi:
“Në Antalya për vazhdimin e fazës përgaditore
Prishtinë, 24.01.2020
Sot ekipi jonë ka udhëtuar për në Antalya të Turqis për të vazhduar me përgaditjet për stinorin e ri.
Aska Lara Resort do të jetë vendi ku do të akomodohet ekipi për njembëdhjet ditë dhe gjatë kësaj kohe janë paraparë edhe tri takime kontrolluese!
FC DRITA”