Në duelin e xhiros së 21, kampioni në fuqi, Drita ka triumfuar ndaj Ballkanit në Therandë, me rezultat përmbysës 1:2.
Pjesa e parë u karakterizua me disa shanse të humbura, sulme dhe golin e epërsisë të vendasve në minutën e 1’ me anë të Jetmir Topallit. Presioni ishte nga të dyja palët, porse Drita sulmoi vazhdimisht duke shpërdoruar mundësitë nga Kyria Nwabueze, Ardian Limani e Xhevdet Shabani.
Goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë nga Haxhi Neziraj në minutën e 57’. Kjo nuk ishte e gjitha, pasi Drita u tregua më këmbëngulëse dhe kërkoi seriozisht fitoren. Atë arriti me golin e epërsisë njëherit të fundit në këtë takim me anë të Kyria Nwabueze.
Kjo është ndeshja e dytë rradhazi që Drita shënon fitore në pjesën e dytë të takimit dhe atë në minutat e fundit si ajo me Drenicën në Gjilan dhe kjo sot në Therandë ndaj Ballkanit.
Ky ishte takimi i dytë i këtyre dy skuadrave në këtë kampionat, pasi në ndeshjen e kaluar e kishte fituar Drita me rezultat të thellë 6:1.
Ndëshja u drejtua nga gjyqtari kryesor Besfort Kasumi, dhe ndihmësit e tij, Edmon Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Arben Halilaj.