Kf. Drita ka triumfuar në ndeshjen e javës së tretë në Superligë kundër Dukagjinit në Klinë. Drita ka dominuar lojën nga fillimi deri në mbarim, duke e kurorzuar me fitore bindëse, 0:4.
Për ish-kampionët e vendit që realizuan Xhevdet Shabanit, i cili shënoi dy gola dhe Bunjamin Shabani e Betim Haxhimusa.
Me këtë fitore Drita ka grumbulluar gjashtë pikë dhe ka rrëmbyer kreun e tabelës, deri nesër kur tabela pritet të ndryshojë pas ndeshjeve të tjera të klubeve në kampionat.