Pas datës 24 Korrik, Kf.Drita pritet të udhëtoj drejt Bullgarisë, aty ku pritet ta vazhdojnë fazën përgatitore parasezonale.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i ekipit gjilanas, Ardian Nuhiu, i cili ka bërë të ditur se tashmë klubi ka planifikuar udhëtimin drejt Bullgarisë për t’u përgatitur sa më mirë, por që janë ende në pritje të vizave.
“Plani për përgatitje është bërë, jemi në pritje të vizave dhe më 24 korrik shkojmë në Bansko të Bullgarisë”, pohoi Ardian Nuhiu.
Drita shpreson që para kësaj date të mbyll edhe zyrtarisht afatin kalimtarë për të patur me vete të gjitha përforcimet.
Drita do të qëndrojë për 11 ditë në Bansko, teksa planifikon të zhvillojë edhe disa duele kontrolluese.