FC Drita ka liruar futbollistin e ri, Donat Hasanaj në prag të fillimit të stinorit pranveror. Talenti i ri kosovar, nuk do të jetë më pjesë e klubit ‘bardhekaltër’.
Ky vendim erdhi edhe me kërkesë të vetë lojtarit, i cili do të kërkojë klub me më shumë hapësirë dhe minutazh për lojë.
Ky është postimi i plotë:
“Donat HASANAJ lirohet nga klubi
Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin.
Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për tu larguar për një sfidë të re, kjo për shkak të hapsirës jo të mjaftueshme që Donati kishte tek ne!
Klubi jonë e falemderon Donatin për kontributine e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës!
Paq fat Donat!”