Në kuadër të javës së 2-të të Superligës së Kosovës në futboll, sot zhvillohen dy ndeshjet e para, në mesin e qifteve që do të ballafaqohen është edhe ajo e skuadrës gjilanase, FC Drita.
Skuadra gjilanase, Drita, pas fitores ndaj Llapit, në javën e parë, në këtë xhiro udhëton në Prizren për të kërkuar trepikëshin tjetër ndaj Lirisë.
Ditë më parë, klubi i futbollit FC Drita kshte mbajtur konferencë për media, ku trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Albin Prapashtica folën për ndeshjen që pritet të luajnë ndaj KF Lirisë, e cila u vlerësua e vështirë, por se, siç u tha në ktë konferencë, nga trajneri Vavalis dhe lojtari Prapashtica, në Prizren do të shkojnë për fitore.
Përndryshe, sot luhet edhe ndeshja tjetër Malisheva-Fushë Kosova, derisa nesër do të kemi dy ballafaqimet tjera: Ballkani-Feronikeli ’74 dhe Llapi-Dukagjini,
Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani, të hënën do ta pret Prishtinën, duke bërë që edhe për këtë skuadër të nis ky edicion i garave pasi ndeshja e javës së parë, ku pritej takimi me Fushë Kosovën, ishte shtyrë me kërkesë të skuadrës gjilanase. Tani është rasti i mirë që Gjilani t’i kthehet normalitetit dhe ta nis mbarë këtë kampionat.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00. /2LONLINE/