Skuadra gjilanase e futbollit “Drita”, në kuadër të javës së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll, ka shënuar fitore si mysafire duke mundur skuadrën e Drenicës me rezultat 3 me 0.
Me këtë fitore skuadra bardh e kaltër sigurt po marshon drejt të qenit nënkampion i Kosovës në futboll, pasi aktualisht mban pozitën e dytë me 73 pikë, ndërkohë që ndiqet nga Ballkani me 2 pikë më pak dhe se në xhiron e fundit, Drita pret në terren të saj skuadrën e Arbërisë, derisa Ballkani luan si mysafire e, tani më kampionit, FC Prishtina.
Me fitore eventuale ndaj Arbërisë, Drita do të ruaj distancën dhe pozitën e dytë dhe përmes kësaj pozite të nënkampionit do të dalë në Evropë për tu ballafaquar me skuadrat e vendeve tjera. /2LONLINE.com/