DYLON

Prishtina mposhtë Gjilanin, siguron titullin e kampionit një xhiro para përfundimit të kampionatit

Prishtina mposhtë Gjilanin, siguron titullin e kampionit një xhiro para përfundimit të kampionatit
Avatar photo Redaksia

Klubi i futbollit “Prishtina“, ka shënuar fitore në Gjilan, duke mundur skuadrën nikoqire, Gjilanin, me rezultat 2 – 1, në ndeshjen e javës së 35-të, të parafundit, të Superligës ës Kosovës në futboll, fitore kjo që ka bërë të ketë pikë të mjaftueshme dhe me këtë fitore,  pa marrë parasysh rezultatet e xhiros së  fundit,  skuadra nga kryeqendra ka fituar titullin e kampionit.

Ky titull është i njëmbëdhjeti në histori të klubit, ndërkohë që kur jemi te ndeshja me Gjilanin, e luajtur në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, prishtinasit shënuan të parët përmes Micit nga pika e bardhë, pastaj dyfishuan rezultatin me golin e shënuar nga Zyba, derisa Gjilani shënoi golin e vetëm përmes sulmuesit Çyrbja.

EkoHigjiena

Përndryshe, në xhiron e fundit, të 36-tën, Prishtina pret ballkanin, ndërsa Gjilani luan si mysafirë me Besën. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.