Kampioni i Kosovës, FC Drita garat evropiane do t’i zhvillojë në Ligën e Evropës, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Drita sot ka mësuar kundërshtarin për rundin e dytë të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Sileksi KF nga Maqedonia e Veriut, shkruan 2LONLINE.com.
Takimi i kësaj ndeshje do të zhvillohet me 17 shtator në Kratove të Maqedonisë së Veriut, prej nga është edhe klubi kundërshtar, gjersa këtë e konfirmoi edhe klubi gjilanas.
“Eshte hedhur shorti per rundin e dyte kualifikues ne Europa League.
Klubi jone FC DRITA do te udhetoj ne Maqedoni te Veriut per tu perballur me ekipin e SILEKS KF.
FC DRITA”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita.
Skuadra maqedonase ka qenë ekipi i vetëm qe ka përfaqësuar Maqedoninë në Ligën e Kampioneve edhe pse nuk është shpallur kampion. Në fakt, kampion i Superligës së Maqedonisë është shpallur FK Vardar, por kjo skuadër nuk është lincensuar dhe të drejtën për përfaqësimin e ka marr Sileksi pasi ishte në vendin e dytë.
Ekipi nga Maqedonia në ndeshjen e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve u përball me Qarabagun nga Azerbejxhani ku e humbën me rezultat të thellë 4:0.
Kurse, Drita ka mposhtur Inter de’Elcasdes me rezultat 1:2, ndërsa u eliminua nga Liga e Kampionëve pasi UEFA vendosi ndeshjen në tavolinë, 0:3 për fitoren e kampionit të Irlandes se Veriut, Linfield FC.
Kjo u bë për shkak të një futbollisti të infektuar me Covid 19 te Drita./2LONLINE.com/