Në kuadër të javës së 30-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, ballafaqimi mes Prishtinës dhe Dritës, kryendeshje e kësaj jave, ka përfunduar me rezultat të barabarta 1 me 1. Drita, e cila kryesonte tabelën e klasifikimit, tani edhe me këtë pikë, ka grumbulluar gjithsej 65 pikë, duke qëndruar qetësisht në pozitën e liderit, për t’i pritur edhe tri xhiro, me shpresat maksimale të të shpallurit kampion.
Përndryshe, në takimin Prishtina – Drita që u luajt në kryeqytet, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, të parët avancuan vendësit me golin e Krasniqit në pjesëlojën e parë (minuta e 6-të), ndërsa barazimi erdhi në pjesën e dytë përmes Fazliut (minuta e 80-të).
Pas kësaj ndeshje, Drita vazhdon kryesimin, tani me 65 pikë, katër më shumë se Gjilani në pozitën e dytë dhe gjashtë më shumë se Ballkani, në pozitën e tretë, por që ka një ndeshje më pak.
Përndryshe, ballafaqimet që e presin deri në fund skuadrën e Dritës janë ato me: Gjilanin, Drenicën dhe Ballkanin.