Drita ka shënuar fitore minimale ndaj Ferizajit në Gjilan, në përballjen e xhiros së 22-të.
Gjilanasit patën mundësi ta dyfishojnë epërsinë edhe në pjesën e dytë, por nuk ia dolën. Derisa lojtari Endrit Krasniqi u lëndua dhe më pas u zëvendësua nga Festim Krasniqi.
Ky nuk ishte zëvendësimi i vetëm në takim, pasi të dyja klubet shfrytëzuan nga tre zëvendësime për të ndryshuar lojën e shënuar gola.
Por, kjo nuk kreu punë. Goli i minutës së 14’ të takimit nga Kyrian Nwabueze doli të jetë vendimtar. Me këtë fitore tri pikë të plota i shkojnë Dritës në pozitën e katërt, kurse Ferizaji vështirëson gjasat për mbijetesë.