Klubi Futbollistik “Drita” ka shpërndarë rrogat për muajin mars, për të gjithë futbollistët, stafin teknik dhe stafin e klubit, sot më 1 prill. Madje, klubi gjilanas nuk i ka privuar me zbritje të pagave, duke u’a mbushur konton futbollistëve me pagat të cilët tashmë i kanë të zakonshme.
Këtë e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i përgjithshëm i klubit, si dhe njëherit drejtor sportiv te ‘bardhekaltërit’ Valon Zymberi.
Ai ka thene se pavarësisht krizës ekonomike që ka kapluar vendin dhe kontinentin e Evropës për shkak të përhapjes së pandemisë ‘Covid-19’, i njohur ndryshe si ‘koronavirus’.
Pagesat për futbollistë, stafin teknik dhe pjesën tjetër të stafit i kemi kryer me të përfunduar muaji (31 mars) dhe këtë pjesë nuk e kemi diskutuar fare. Të gjithë lojtarët janë nën kontrata dhe të gjitha janë të precizuara ty. Ne po shpresojmë të fillojmë sa më shpejtë dhe t’i kthehemi normalitetit. Por, në rast të vazhdimit të izolimit, atëherë do të ishte një problem i madh, jo vetëm për pagat, por edhe për vazhdimësinë e kampionatit”, deklaroi Zymberi per Sheshin.