Skuadra e futbollit “Drita” nga Gjilani e ka rinisur mbarë kampionatin në Ipko Superligë, duke realizuar një fitore të sigurt, ndonëse minimale.
Skuadra bardh e kaltër, si nikoqire ka shënuar fitore në ballafaqim me Flamurtarin e Prishtinës, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Astrit Fazliu.
Fazliu ishte i saktë në gjuajtje me kokë, duke mposhtur portierin mysafir. Goli që doli të jetë i vetmi në këtë takim erdhi në minutën e 26-të të takimit.
Me këtë fitore skuadra e Dritës i prinë tabelës së klasifikimit, pasi ka dy pikë më shumë se Ballkani, që të dielën përballet me Drenicën. /2LONLINE/